Madonna festoi 90-vjetorin e të atit së bashku me gjashtë fëmijët e saj dhe si rrallëherë mundëm të shohim një portret të plotë familjar.

Ylli i popit ka publikuar në Instagram foto me fëmijët e saj – Lourdes, 24 vjeçe, Rocco, 20, David, 15, Mercy, 15, Estere, 8 dhe Stelle, 8 vjeçe – në Michigan, ku ata u mblodhën të gjithë për të festuar ditëlindjen e gjyshit të tyre.

Krahas një videoje, Madonna shkroi:

“Babai im është një i mbijetuar që është rritur si një emigrant italian në SH.B.A. dhe duke jetuar nëpër shumë trauma, por gjithmonë ka punuar shumë për gjithçka që kishte. Ai më mësoi rëndësinë e punës dhe ta siguroja vetë jetesën. Të falënderoj përsëri. Ishte kaq e veçantë të kaloje ditëlindjen tënde të 90-të me ty dhe fëmijët e mi në vreshtin tënd.”

A ka më bukur se kaq?!

Share.