Kosova humbi 0-4 në fushë në ‘Fadil Vokrri’ nga Anglia, por i ka mbyllur eliminatoret për ‘Euro 2020’ me fitore jashtë fushe.

Ecuria e ‘Dardanëve’ ka qenë mbresëlënëse në këto eliminatore, sidomos jashtë fushe

Jashtë saj, tifozët kosovarë kanë treguar se janë mikpritës dhe kanë respektuar në maksimum kundërshtarët, sidomos Anglinë, ku qindra tifozë kanë shijuar qëndrimet në Prishtinë.

Jo vetëm tifozët, këtë mikpritje fantastike e kanë përjetuar edhe futbollistët e Anglisë. Kjo i ka lënë përshtypje mbrojtësit të Manchester United, Harry Maguire.

Me të përfunduar ndeshja, ai ka reaguar me një postim në rrjetet sociale.

“Kosovë, ishte kënaqësi – faleminderit për mikpritjen e mrekullueshme. Vend i bukur, njerëz të dashur. Shumë fat në të ardhmen”, ka shkruar Maguire në ‘Twitter’, duke vendosur edhe emoji flamurin e Kosovës dhe një zemër.

Share.