West Hami ka arritur një marrëveshje për të nënshkruar me mbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire, bën të ditur “The Athletic”.

“Çekanët” kanë ofruar 34 milionë euro për Maguire, dhe tani kjo ofertë është pranuar nga United.

Skuadra e David Moyes po kërkon përforcime pasi që shiti Declan Rice te Arsenali në një marrëveshje prej 122 milionë eurosh, ndërsa Maguire do të shpresojë që të ringjallë karrierën e tij, pasi që e humbi vendin e titullarit nën urdhrat e Erik ten Hag te United.

Maguire iu bashkua United nga Leicester City për 92 milionë euro në verën e vitit 2019.

/TV Malisheva

Share.