Të gjithë janë befasuar kur Ferrari bëri të ditur se do ta lansojë një makinë SUV, por me kalimin e kohës, gjithçka u normalizua kur u pa se kjo makinë, do t’i ruajë linjat e këndshme që i kanë pasur modelet tjera të këtij prodhuesi italian.
Në përgjithësi, është i bazuar në Ferrari Roma, por ka përmasa më të mëdha dhe është shumë më i gjërë.
Gjatë kalimit të kohës, makina e parë SUV nga Ferrari ka nisur të merr formë dhe është prezantuar pjesërisht, që të tregohet deri ku është arritur me formësimin e makinës.
Specifikat mbesin të panjohura, megjithëse thuhet se është një makine me fuqi të lartë pasi do të prodhojë nga 503 deri në 600 kuaj fuqi.
Vazhdon të ketë ngjashmëri me modelin Roma, pasi do ta ketë motorin në mes, apo të vendosur në pjesën e pasme, varësisht nga arkitektura që do të përdoret.
Bëhet e ditur se nuk do të jetë një hibrid që mbushet me rrymë ashtu siç është menduar, sepse do ta bënte shumë më të rëndë, me përmasa më të mëdha dhe nuk do të ketë dukje aq të mirë. /Tv Malisheva