Jeta e Kylie Jenner duket në rrjete sociale të jetë mjaft e ngarkuar.

Ajo përpos bizneseve që drejton, gjen kohë edhe për stërvitje, shëtitje, por edhe udhëtime në shtete të tjera.

Në disa postime të fundit, bukuroshja brune ka sjell pamje nga përditshmëria e saj, duke filluar nga pozat atraktive e deri në palestër.

Nuk mungoi as edhe një fotografi me njërën prej makinave luksoze, që i përket tipit ‘Mercedes’.

Pozat e tjera që mori para pasqyrës morën vëmendje të madhe të audiencës, sikurse bëjnë përherë.

Kylie përndryshe njihet për stilin e veçantë të jetesës, përfshirë këtu edhe shpenzimet marramendëse. /TV Malisheva

Share.