Në bazë të patentës, mësohet se makina e re mund të quhet në bazë të një kafshe ferme.
Mediet që merren me automobilizëm, janë gjithnjë në kërkim të makinave të reja dhe detajeve rreth tyre, ndërsa në aplikimet për patentë, mund të mësohen shumë të dhëna.
Shumicën e rasteve, të dhënat janë të pritshme dhe nuk ka ndonjë ndryshim shumë të madh, por nganjëherë janë shumë befasuese.
Kështu ka ndodhur edhe më Ford, që ka aplikuar për ta patentuar makinën e re, që ka mënyrë shumë të çuditshme se si e ka qaujtur.
Bazuar në gjetjet, kjo makinë do të quhet G.O.A.T. Model, apo goat që në përkthimin në shqip nënkupton “dhia”.
Dihet se G.O.A.T. nënkupton Greatest Of All Time, apo “me e mira e të gjitha kohërave”, që lë të nënkuptohet se kjo është një ndër makinat, për të cilët Ford është përkushtuar shumë.
Të dhëna tjera, se cila makinë mund të quhet në këtë formë, nuk dihet, por mendohet se kjo do të jetë një makina e fuqishme dhe me stil shumë të mirë. /Tv Malisheva