Pas “Fantazmës së Kievit”, pilotit ukrainas që arriti të rrëzojë mbi gjashtë aeroplanë rusë gjatë luftimeve të ashpra dhe që kurrë nuk iu bë publik identiteti, tani ka filluar të qarkullojnë imazhet e një snajperisteje ukrainase që për shkak të suksesit në fushëbetejë, ka marr nofkën “zonja vdekje”.

Fotografitë e snajperistes ukrainase janë shpërndarë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës, që e kanë cilësuar si “heroinë të luftës moderne”.

Kjo snajperiste iu bashkua marinës ukrainase në vitin 2017, me shpresën se do t’i lë përshtypje të mirë vëllait të saj të vogël – që gjithashtu ishte pjesë e forcave të armatosura ukrainase.

Ajo i shërbeu atdheut ku luftoi kundër separatistëve pro-rusë në rajonin e Donbasit, në lindje të Ukrainës. Ajo i kishte dhënë fund “aventurës” në fillim të këtij viti, kur edhe i skadoi kontrata. Megjithatë u rikthye për të luftuar kundër rusëve pasi filluan pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk kanë dhënë ndonjë informacion, lidhur me sukseset e saj në fushëbeteja kundër agresionit rus.

“Këta nuk janë njerëz. Nazistët nuk ishin më të zi sesa që janë këta rusë. Padyshim se do të fitojmë. Personalisht, do të qëndrojë këtu deri në frymën e fundit”, tha kjo snajperiste.

/TV Malisheva

Share.