Paolo Maldini ka zbuluar se ai ende vuan nga pasojat e koronavirusit tre javë pasi testoi pozitivisht.

Ish-mbrojtësi i Milanit ndjeu simptomat e para të sëmundjes më 5 mars dhe zbuloi tre javë më parë se përveç tij, edhe djali i tij Daniel kishin testuar pozitivisht.

”Është e vështirë të fillosh përsëri, sot u përpoqa të bëja diçka tjetër në palestër, pas dhjetë minutash isha i vdekur. Dhe jo sepse isha 52 vjeç”, tha ai për AS.

Kjo deklaratë vije vetëm një javë më vonë, pasi u konfirmua se ai dhe djali i tij kishin kaluar pandeminë.

Gjithashtu, Italia mbetet vatra e përhapjes së Covid-19 në Evropë. /Tv Malisheva

Share.