Hapësira ajrore e Malit të Zi është mbyllur për të gjithë avionët rusë me vendim të Agjencisë së Aviacionit Civil dhe me propozim të Ministrisë së Investimeve Kapitale, transmeton RTCG.

Me këtë vendim, Mali i Zi iu bashkua vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që mbyllën hapësirën e tyre ajrore për trafikun ajror me Rusinë më 27 shkurt, si kundërpërgjigje ndaj ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë.

Pas sulmit ndaj Ukrainës më 24 shkurt, Mali i Zi iu bashkua të gjitha masave kufizuese, duke përfshirë tetë paketa sanksionesh individuale dhe ekonomike që Bashkimi Evropian miratoi kundër Rusisë./TV Malisheva

Share.