Kryeministri Dritan Abazović gjatë një fjalimi në Parlamentin e Malit të Zi, duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare, njoftoi rritjen e pensioneve me 36% nga shtatori.
Kujtojmë se pensionet në muajin maj u rritën me 8.15%.
“Jemi duke bërë gjithçka që krizën ta tejkalojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve!”, kanë thënë nga partia URA të cilën e drejton Abazoviq.
Postimi i plotë:
Dje, kryeministri Dritan Abazović gjatë orës kryeministrore në Parlamentin e Malit të Zi, duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare, njoftoi rritjen e pensioneve me 36% nga shtatori.
Kujtojmë se pensionet në muajin maj u rritën me 8.15%.
Jemi duke bërë gjithçka që krizën ta tejkalojmë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe t’ua lehtësojmë jetën qytetarëve!
Theksojmë se pensionet në Mal të Zi janë 300 euro, ndërsa me këtë rritje ato do të jenë mbi 400 euro
/TV Malisheva