Malisheva është bërë me qendër meteorologjike, këtë e ka bërë të ditur, profesori i gjeografisë Muharrem Mazreku, përmes rrjetit social facebook
Ja postimi i plotë:
Malisheva nga sot është bërë me qendër meteorologjike, matjet tani më kan filluarë nga ora 12.h! Ketu janë vendosur termografet, barografët, pluviometri, anemometri, heliografet, higrometri etj. Në të ardhmen shpresojm që kjo qendër të zgjerohet edhe me aparatura tjera për matjen e cilësisë së ajrit, monitorimin e ndotjes dhe radioaktivitetit. Me këtë rast falenderoj meteorologun Besim Aliun dhe drejtoreshen e Institutit Hidrometeorologjik te Kosoves z. Latifi. Ishte insistimi dhe kontributi im modest si bashkëpuntorë i ketijë instituti nga v.2004. Kjo ka rëndësi për shkencën dhe regjionin e Llapushës si nje regjion me specifikat e veta fizikogjeografike të veçanta.

Share.