Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Malisheva dhe Dukagjini, me rezultat 0:0, raporton TV Malisheva.
Dy ekipet po luajnë derbin për të ikuar nga barazhi, në kuadër të xhiros së fundit të këtij sezoni në Superligën e Kosovës.
Malisheva momentalisht zë pozitën e tetë me 47 pikë, aq sa ka edhe Drenica në vendin e shtatë, kurse Prishtina zë vendin e gjashtë me 48 pikë, një më pak se Dukagjini në vendin e pestë.