Malisheva ka shënuar fitore ndaj Feronikelit si mysafir me rezultat 3-1 në kuadër të 1/8 së Kupës së Kosovës.
Të besuarit e Qëndrim Kidës e nisën furishëm ndeshjen, duke e zgjidhur dilemën e fituesit që në pjesën e parë.
Dren Kryeziu e hapi ndeshjen në minutën e 12-të duke shënuar për 1-0.
Në minutën e 29-të, Drilon Hazrollaj, arriti të dyfishojë epërsinë në 2-0, për të treguar kualitetin e Malishevës.
Të gjitha dilemat u mbyllën në minutën e tretë të kohës shtesë në pjesën e parë kur Etrnik Brruti shënoi për 3-0.
Krejt cka bën vendasit ishte një gol në minutën e 76-të për 3-1.
Malisheva me këtë fitore kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës.