Ministria e Arsimit do të hartojë protokollin me udhëzime për drejtoritë e arsimit.

Do të mbahet distanca fizike.

Katërqind e pesëdhjetë e dy nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” kanë hapësirë të mjaftueshme që mësimin ta mbajnë në ambientet e shkollës.

Numri i nxënësve mundëson respektimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Situatë e ngjashme është edhe në rreth katërdhjetë shkollat e kësaj komune.

Prandaj drejtori i drejtorisë së arsimit në komunën e Malishevës, Blerim Thaçi ka propozuar që mësimi të fillojë nëpër objekte shkollore.

Mirëpo për realizimin e këtij propozimi, Thaçi thotë se do të ketë një kosto buxhetore, prandaj presin përkrahje financiare.

Vendimi se si do të fillojë mësimi pritet të mirret nga komunat. Ndërkohë Ministria e Arsimit pritet tët hartojë protokoll i cili do të shërbejë si udhëzues për drejtoritë e arsimit se si do të veprohet në skenarët e paraparë.

Share.