Komuna e Malishevës po informon qytetarët për më të rejat e të infektuarve, të shëruarve e rasteve që humbin jetën nga koronavirusi.
Këtë e bën çdo ditë që nga 14 marsi 2020. Pos postimit në faqe zyrtare, i njëjtë në kohë reale iu përcjellët edhe medieve vendore. Dhe për këtë gjë është e vemtja komunë në Kosovë.
“Qysh nga rasti i parë edhe mbledhja e parë kemi vendos dhe është konstatuar që ne informatat tona duhet të publikohen dhe të informohen qytetarët”, tha Liridon Hoti, drejtor i Shëndetësisë.
Personi që përkujdesët për këtë gjë është zëdhënësi i kësaj komune, Artan Paqarizi.
Ky i fundit, njoftimin e të premtes nuk e bëri nga vendi i tij i zakonshëm i punës, pasi ishte në vetizolim.
Kjo formë e informimit po ju pëlqen qytetarëve malishevas.
Gjatë ditës, në këtë qytet u shënuan 13 raste të reja me COVID-19, pesë të shëruar e dy raste të vdekjeve.