Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur seancë solemne, për nder të përvjetorit të 23 të ”Epopesë së UÇK-së”, përkatësisht 5,6 dhe 7 Marsit, në nderim të sakrificës së Komandanti Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familjes së tij.
Ativiteti ishte i kufizuar për shkaqe të pandemisë me covid-19.
Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha në fjalën e rastit ndër të tjera theksoi.”Duke kërkuar mirëkuptimin e juaj, më lejoni që në emër të kryetarit të Komunës, Ragip Begaj, t’ju përcjelli përshendetjet me rastin e ”Epopesë së UÇK-së” në përvjetorin e 23 -të, familjeve të dëshmorëve të kombit, veteranëve, invalidëve, juve këshilltarë të KK të Malishevës dhe personaliteteve që kontribouan për çlirimin, lirinë dhe shtetin e Kosovës”. Dhe vazhdoi, ” Për nder të 5, 6 dhe 7 Marsit, që njihet si ”Epopeja e UÇK-së”, për ta përkujtuar marsin e vitit 1998, qëndresën, rezistencën, heroizmin dhe luftën e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes jashari, për liri, UÇK- ja , në krye me Komandantin legjendar, Adem Jashari, e ndërruan kahun e jetës dh të historisë, ku UÇK-ja ishte kthyerë në shpresë dhe ëndrrën e bënë realitet Kosovën e çliruan dhe e krijuan shtet të lirë, sovran dhe demokratik, edhe në ditët e sotme UÇK-ja dhe lufta e saj janë temë diskutimi, për ne gjithmonë në aspektin e krenarisë dhe kështu do të jetë pëeherë, kurse të tjerët e kanë temë diskutim në aspektin tjetër, në atë të përndjekjes, hetimit dhe gjykimit, kjo është e papranueshme, vështirë e akceptueshme se si krerët e institucioneve shtetërore merren padrejtësisht dhe akuzohen kinse për krime lufte, dhe ne hamendësohemi duke thënë se ndoshta kanë të drejt, koha e hamendësimeve ka përfunduar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ka bërë luftë të pastër dhe çlirimtare, prandaj edhe Malisheva ishte zanafillë e hershme dhe vatër e UÇK-së, tani edhe e shumë dëshmorëve e matirëve, ku janë nëpër breza lavdia dhe krenaria jon”, përfundoi Berisha.
Kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, ”Malisheva ka dhënë një kontribut të jashtëzakoshëm për çlirimin, Lirinë dhe shtetin e Kosovës, më 74 dëshmorë e shumë martirë, të cilët u bënë gurëthemeli i së ardhmës, prandaj ne, sot kemi obligim që amanetin e tyre ta qojmë në vend, duke krijuar mirëqenie për qytetarët tanë”, përfundoi Morina.
Ndërsa, Kryetari i Shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, Metush Kryeziu, theksoi”Në këtë ditë të shenjët së cili nga ne rikujton në mendje, përjetimet dhe sakrificën e popullit shqiptar nëpër shekuj, ndërsa sa herë vije marsi përkujtojmë Prekazin e 98 dhe luftën për çlirim dhe liri të UÇK-së, prandaj ne të gjallët, sot përulemi, me respekt, nder dhe krenari, para të gjithë dëshmorëve të kombit, ne kemi obligim ta vazhdojmë rrugën e nisur nga ta, sepse e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi dhe kombi qëndron në themelet e gjakut të tyre”.përfundoi, Kryeziu.
Më pas u bën homazhe të varrezat e dëshmorëve, në Malishevë, Kleçkç dhe Prekaz.
Lavdi jetës dhe veprës së Komandanti Legjendar Adem Jasharit!
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit që ranë për lirinë e Kosovës! /TV Malisheva