Malishevë, 20 shtator
Në prag të shënimit të 21 shtator-Ditës së Pastrimit të Botës, sot kjo ditë është shënuar me një aktivitet të pastrimit në qytetin e Malishevës, ku po marrin pjesë Drejtoria e Shërbimeve Publike, njësia e “Ekoregjionit” në Malishevë, vullnetar të Qendrës Rinore dhe zyrtarë komunal. Në fillimin e këtij aksioni, ishin të pranishëm edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina.
“Një ambient i pastër tregon nivelin e ngritjes dhe të zhvillimit të një populli, prandaj, kërkoj nga të gjithë që ta ruajmë këtë botë ku ne jetojmë dhe ruajtja më e mirë dhe më e lehtë e ambientit ku jetojmë është që të mos i hedhim mbeturinat’, tha kryetari Begaj.
Në këtë aksion po marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i punëtorëve dhe vullnetarëve, përderisa në Komunën e Malishevës, pothuajse në të gjitha vendbanimet janë të angazhuar punëtor për mirëmbajtjen e ambientit dhe me të drejtë cilësohet si komuna më e pastër në vend.

Share.