Malishevë, 27 Tetor 2019- Malisheva i rikthehet rrezultateve pozitive dhe shkëlqimin në ndeshjet kampionale.Në kuadër të javës së 11-të kampionale, bardh e kaltrit arritën fitore në shifrat 1 me 0 përball Drenasit.

Super Panenka e Iljasa Zulfijit, e dha epilogun final në takimin e sotëm me Malisheven që kishte mundësi të mira për të realizuar edhe më shumë gola të tjerë në sfidën e sotme.

Bardh e kaltrit me fitoren e sotme u ngritën në kuotën e 19 pikëve në tabelë.
Ndeshjen e radhës Malisheva e zhvillon në fundjavë, ku udhëtojmë ne kryeqytet të takohemi me Kf Ramiz Sadikun.

Golashënuesit: Iljasa Zulfiji 55’
Gjyqtarët: Festim Doganaj , Bashkim Hyseni, Arsim Sadiku ,
Stadiumi: “Liman Gegaj”Malishevë.
Shikues:1000, Faleminderit 👏👏

Share.