Komuna e Malishevës dhe Këshilli koordinues i formuar nga Kuvendi i Komunës, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat joqeveritare, përkatësisht SH.B. “Shën Tereza” dhe Qendra Rinore në Malishevë, me vullnetarët e saj, janë duke i ndihmuar të zhvendosurit me pako ushqimore dhe higjienike, me qëllim që të kenë kushte normale të jetesës, gjatë qëndrimit të tyre në territorin e Komunës së Malishevës.
Kjo ndihmë ka vazhduar gjatë natës së mbrëmshme dhe ditës së sotme, ku u janë ofruar këto shërbime të obliguara, e po ashtu edhe mbajtja në evidencë e të të zhvendosurve. Aktualisht, sipas të dhënave në Komunën e Malishevës, janë duke qëndruar mbi 80 të zhvendosur.
Kujdesi për të zhvendosurit do të jetë i jetë i vazhdueshëm, për aq kohë sa ata qëndrojnë në territorin e Komunës së Malishevës.

Fotografia e Komuna Malishevë

Fotografia e Komuna Malishevë

Share.