Nesër luhet ndeshja e barazhit në mes FC Malisheva dhe Vushtrrisë, ku deri më tani është bërë një mobilizim i madh nga tifozeria “Tornado”.
Për këtë ndeshje tifozeria “Tornado” ka njoftuar se transporti dhe biletat janë falas, ku biletat i ka siguruar Ilir Limaj, raporton TV Malisheva.
Postimi i plotë:
FANTASTIKE!
Janë siguruar biletat FALAS,për të gjithë anëtarët dhe ata të cilët nesër do të jenë përkrah neve për të përkrahur klubin tonë FC Malisheva!
Këtë e ka mundësuar z.Ilir Limaj!
VËREJTJE:
Vetëm për ata që do jenë me neve për mbështetje gjatë gjithë lojes!
Të gjithë me veshje të BARDHA nesër në Podujevë!
Takohemi tek stacioni autobusëve në ora 11:30 dhe nisemi në ora 12:00.
Transporti FALAS!
Biletat FALAS!
HAJDE edhe TI!
