Një burrë në fshatin Bellanicë të Malishevës ka rrahur nipin e tij të mitur pas një mosmarrëveshje.

Viktima raportohet se ka marrë tretman mjekësor ndërsa I dyshuari sipas policisë është arrestuar.

“Fsh. Bellanicë Malishevë 11.08.2022 – 16:54. Është arrestuar një i dyshuar mashkull sh/k, i cili pas një mosmarrëveshje të çastit ka sulmuar fizikisht nipin e tij të mitur. Viktima ka marrë tretman mjekësor ndërsa i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës

/TV Malisheva

Share.