Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, e ka publikuar listën e futbollistëve për dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit “Katari 2022” që zhvillohen këtë muaj, shkruan TV Malisheva.

Lirim Kastrati nga Malisheva ka marrë ftesë për të ju bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka ftuar ish-futbollistin e Romës në ekipin A për dy ndeshjet e tetorit.

Dardanët ndeshjen e parë do ta luajnë si mysafirë të Suedisë në Solna, më 9 tetor, derisa ndeshjen e dytë e zhvillojnë më 12 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kundër Gjeorgjisë.

Kujtojmë se futbollisti i ri i Kosovës, Lirim Kastrati, aktualisht është pjesë e skuadrës së futbollit hungarez, Ujpest. /TV Malisheva

Share.