Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 1 person është shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 10 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK,  IRSHP në Prizren dhe nga raportet e QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në komunikim me rastet në terren.

Në raportin e sotëm të IKSHPK-së, është lëshuar një gabim në numrin e rasteve në Malishevë, pasi nuk janë 13 raste, por 10 raste, dhe kjo është e konfirmuar edhe në listën zyrtare të dërguar nga ana e IKSHPK.

Përndryshe, gjendja me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 889 raste, prej tyre 793 janë shëruar, 47 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 49 raste./TV Malisheva

Share.