Në 24 orët e fundit në Malishevë kanë vdekur 2 persona dhe janë regjistruar 5 raste të reja me Covid-19, shkruan TV Malisheva.
Kurse 28 persona janë shëruar nga covid-19.
Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, QRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Postimi i plotë nga Komuna:
Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 28 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa 2 persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 5 raste të reja. Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, QRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid019 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga regjistrimi i rastit të parë më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2744 raste, prej tyre 2453 janë shëruar, 83 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 208 persona.