Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 11 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevë, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 989 raste, prej tyre 854 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 86 persona./TV Malisheva

Share.