Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 5 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 3 raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga kontakti me rastet në terrën.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1103 raste, prej tyre 1021 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe 30 persona janë aktiv me covid-19./TV Malisheva

Share.