Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 5 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 9 raste të reja.
Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikim të rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3399 raste, prej tyre 3165 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 118 raste.
/TV Malisheva