Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 7 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe 9 raste të reja. Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga paraqitja e rastit të parë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1042 raste, prej tyre 917 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 76 persona./TV Malisheva

 

Share.