Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 9 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 8 raste të reja.
Kjo është konfirmuar nga ana e ISKHPK-së, ITRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3390 raste, prej tyre 3160 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 114 raste.
/TV Malisheva