Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, është shëruar personi i vetëm aktiv me covid-19 dhe kështu tashmë nuk ka asnjë rast aktiv me covid-19.
Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga regjistrimi i rastit të parë me covid-19, më 14 mars 2020, e deri më sot, janë regjistruar gjithsej 1125 raste, prej tyre 1073 janë shëruar dhe 52 kanë vdekur, ndërsa nuk ka asnjë rast aktiv./TV Malisheva