Kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha, sot e kanë pritur në një takim pune kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Mexhid Foniqi dhe kryetarin degës së kësaj shoqate në Malishevë, Isak Krasniqi.
Ky takim kishte karakter pune, ku u bisedua për shqyrtimin e mundësive të përkrahjes për personat që kanë problem me shikim, për ofrimin e shërbimeve për këtë kategori.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka siguruar Foniqin, që Komuna e Malishevës, sikur edhe në të kaluarën, do të bëj përpjekje për përkrahje për shoqatën dhe personat që kanë nevojë për shërbime, dhe se angazhimi i komunës në këtë drejtim, nuk do të mungojë./TV Malisheva