Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur jashtë rrugës, raporton TV Malisheva.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 14:00 në fshatin Banjë, të Malishevës.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, bëhet e ditur në njoftim.

‘Fsh. Banjë, Malishevë 16.08.2022 – 14:00. Një mashkull sh/k ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën e tij duke u rrokullisur jashtë rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, njofton policia.

Share.