Gjatë 24 orëve të fundit në Malishevë janë shënuar tre raste të reja me COVID-19 dhe  aktive gjithsej janë shtatë raste me covid, shkruan TV Malisheva.

Ndërkohë që ditëve të fundit nuk është njoftuar për raste të reja, nuk ka të vdekur dhe as të shëruar nga ky virus. Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Malishevës, ku të dhënat janë konfirmuar nga IKShPK dhe QKMF në Malishevë. /TV Malisheva

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe 3 raste të reja me covid-19. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, duke u bazuar në testet laboratorike për covid-19.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 1132 raste, prej tyre 1073 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 7 raste.

Apel: Në emër të shtabit komunal emergjent dhe në emër të Komunë së Malishevës, nënkryetari Hajdin Berisha ju bën thirrje të gjithë atyre që nuk janë vaksinuar, që të vaksinohen, pasi kjo është mënyra më e sigurt e mbrojtjes nga ky virus vdekjeprurës.

Share.