Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën për një rast të uzurpimit të paligjshëm të pronës që ka ndodhur në Malishevë.
Sipas njoftimit, më 26 shkurt të këtij viti një person është ankuar se dikush ia ka shitur pa autorizim pronën e nënës së tij.
“Malishevë 26.02.2023-15:55. Ankuesi mashkull nga Kosova, ka njoftuar se pronën e tij e cila është në emër të nënës së tij, një i dyshuar mashkull nga Kosova kishte shitur pa autorizim apo ndonjë dokument valid”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
/TV Malisheva