Shpërndarja e sistemit të ujitjes për përfituesit e projektit të bimëve mjekësore
Drejtorija e Bujqesisë pylltaris dhe zhvillimit Rural në bashëkpunim më IADK- në kuadër të projektit për bimë mjekësore dhe aromatike ka filluar shperndarjen e sistemit të ujitjes për përfituesit e përzgjedhur pas plotësimit të kritereve.
IADK do të vazhdojë të përkrahë fermerët përfitues në sektorin e bimëve mjekesore dhe aromatike me sistem të ujitjes,mekanizëm bujqësor dhe pajisje tjera të nevojshme për zhvillimin e aktiviteteve bujqësore në sektorin e bimëve mjekësore dhe aromatike.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Mbështetja e zinxhirit të vlerave të BMA përmes krijimit të punësimit dhe vazhdimit të eksportit.
Po ashtu Kryetari z.Ragip Begaj së bashku me Drejtorin e Bujqesisë z.Murat Hoxha falenderuan IADK-në që edhe në ket koh pandemije po vazhdojn me perkrahjen bujqëve të cilet mirren me kultivimi e bimëve mjeksore aromatike.