Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, 9 persona janë shëruar nga covid-19, 1 person ka vdekur ndërsa janë regjistruar dy raste të reja.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren deh QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent në Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Që nga fillimi i pandemisë së covid-19, e deri më tani, me covid janë regjistruar 2755 raste, prej tyre 2580 janë shëruar, 84 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 91 persona.
Vërejtje: Njoftimi për vdekjen e një personi ka ardhur me shumë vonesë, prandaj lajmi për gjendjen me covid në Malishevë, është rishkruar. /TV Malisheva