Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, gjashtë persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar gjashtë raste të reja.
Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1060 raste, prej tyre 946 janë shëruar, 49 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 65 persona./TV Malisheva