Nën organizimin e Shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. që përfaqësonte familjet e dëshmorëve, Sinan Gegaj.

Organizatën e luftëtarëve, Metush Kryeziu, si dhe Fatmir Buçaj nga Organizata e Invalidëve, në bashkëpunim me Komitetin për Familjet e dëshmorëve, veteranëve, invalidëve dhe martirëve të luftës së UÇK-së, sot përkujtuan sulmin e parë  frontal që luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Njësiti ”Lumi” dhe nga Njësiti ” Pëllumi”, kryejnë mbi forcat policore serbe në fshatin Balincë, përkatësisht në aksin rrugor të magjistrales  Pejë- Prishtinë,  në  23 vjetorin e sulmit.

Kryetari i OVL-së -Dega në Malishevë, Metush Kryeziu, para dhjetra  bashkëluftëtarëve që ishin pjesëmarrës të drejtpërdrejtë në sulmin  kundër policisë serbe,  ndër të tjera theksoi:

Sot  23 vjet më parë ju bashkëluftëtarë të UÇK-së  që jeni prezent, por edhe të gjithë atyre luftëtarëve edhe të atyre që tash janë dëshmorë të atdheut, po rikujtojmë, sulmin e parë frontal të ushtarëve të UÇK, nga të dy njësitet ushtarake  në  mes UÇK-së dhe policisë serbo-jugosllave, ku në këtë sulëm të organizuar nga komandantët e UÇK-së Gani Krasniqi e Isni Kilaj, pas një beteje të ashpër, forcat tona triumfuan përball policisë serbe.Ku pësoi  me  shkatërrime të automjeteve ushtarake dhe dëme tjera, kuse nga ana jonë , nuk pati dëme, për veq të një lëndim të lehtë  të ushtarit Skënder Krasniqi, prandaj ky sulëm ishte dhe do të mbetet sulmi i parë dhe historik i drejtpërdrejt e frontal mes ushtarëve të UÇK dhe forcave shtetërore policore serbo-jugosllave”.

Në këtë takim folën edhe bashkëluftëtarët e ish-komandantë të UÇK-së , si Vllaznim Kryeziu dhe të tjerë.

Ata treguan për sulmin dhe fitorën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të  luftëtarëve nga të dy njësitet ushtrake, ”Lumi” e ”Pëllumi”, mbi forcat pushtuese policore serbo-jugosllave./TV Malisheva

Share.