Në qytetin e Malishevës, në 24 orët e fundit janë shënuar 7 raste të reja me COVID-19, raporton TV Malisheva.

Lajmin e ka bërë të ditur komuna e Malishevës, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Dhe gjendja e përgjithshme me covid-19 në Malishevë është kjo: Deri më tani me covid-19 janë regjistruar 2807 raste, prej tyre 2684 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 38 raste.

Njoftim i plotë: 

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës janë regjistruar 7 raste të reja me covid-19. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Deri më tani me covid-19 janë regjistruar 2807 raste, prej tyre 2684 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 38 raste.

Share.