Këngëtari i njohur latin me famë botërore, Maluma ka publikuar data e reja të turneut evropian dhe për herë të parë ai pritet të vijë edhe në Shqipëri.

Në mesin e qyteteve evropiane, 27-vjeçari pritet të mbaj koncert edhe në Tiranë, dhe së fundmi është zyrtarizuar data e koncertit

Përmes një postimi në Instagram, është konfirmuar se koncerti në kryeqytetin e Shqipërisë do të mbahet saktësisht më 14 mars të vitit 2022.

Turneu i cili ishte planifikuar të mbahej në vitin 2020 ishte anuluar për shkak të pandemisë COVID-19 duke u shtyrë tri herë radhazi.

Data e re e vendosur për koncertin e Malumës përkon në atë që në Shqipëri njihet si “Dita e Verës”.

Kujtojmë që Maluma njihet për hite të shumta dhe për bashkëpunime me emra të njohur të muzikë si: Jennifer Lopez, Madonna, Ricky Martin, The Weerknd.

Ndërsa, krahas muzikës, Maluma ka nis karrierë edhe si aktor, atë do ta shohim në film “Marry Me” përkrah Jennifer Lopez. /TV Malisheva

Share.