Manchester Unitedi ka vendosur çmimin e tyre për kapitenin Harry Maguire.

Por, mbrojtësi anglez nuk po inkurajohet të gjejë një klub të ri, edhe pse nuk është nga të preferuarit e trajnerit Erik ten Hag.

Manchester Evening News raporton se United do të shesë Maguiren me një çmim fillestar prej 55 milionë eurosh.

West Ham United dhe Tottenham Hotspur janë ndër klubet e interesuara për mbrojtësin që aktualisht nuk e ka vendin të sigurt te Djajtë e Kuq.

30-vjeçari iu bashkua United për 89 milionë euro në 2019 – një tarifë rekord botëror për një mbrojtës nga Leicester City.

Mirëpo, Ten Hag është i kujdesshëm për shitjen e Maguire duke pasur parasysh burimet e nevojshme për të gjetur një zëvendësues për të.

/TV Malisheva

Share.