Dështimet e Manchester Unitedit në fazën defensive vazhduan të shtunën pasdite, kur një goli bukur nga Josh King ia dha fitoren Bournemouthit dhe bëri që “Djajtë e kuq” ta barazojë rekordin e tyre për mbrojtjen më të dobët jashtë shtëpisë në Premierligë.
Josh King e shfrytëzoi një harkim të Adam Smith për t’ia dhuruar Bournemouthit fitoren me rezultat 1:0 në Premierligë kundër Manchester Unitedit. Ky gol i shënuar pak para fundit të pjesës së parë mbeti i vetmi i shënuar në 90 minutat e lojës, transmeton Gazeta Express.
Goli i King bëri që skuadra e Ole Gunnar Solskjaer të ketë dështuar ta mbajë portën e vet të paprekur në 11 ndeshjet e fundit të zhvilluara jashtë shtëpisë në Premierligë, ecuria më e dobët e tyre në këtë garë.
Ata e kishin arritur këtë ecuri prej 11 ndeshjeve pa e mbajtur portën e paprekur edhe një herë tjetër në histori, gjatë gushtit të vitit 2002 dhe janarit të vitit 2003, mirëpo do të tentojnë të mos e thyejnë këtë në ndeshjen e radhës jashtë Old Traffordit, kundër Sheffield Unitedit këtë muaj.
King, ish-lojtar i Manchester Unitedit, i dha fund ecurisë së dobët të skuadrës së tij me golin e shënuar. Ata s’kishin arritur të shënonin që 358 minuta lojë në ndeshjet e Premierligës, përkundër që kishin pasur plot 50 goditje drejt portës.
Në anën tjetër, Manchester Unitedi e mbajti portën e paprekur për herë të fundit në Premierligës pothuajse dhjetë muaj më parë, në fitoren me rezultat 3:0 në ndeshjen në Craven Cottage, ku u përballet me Fulhami që veçse e kishte të sigurt rënien nga Premierliga në Championship