Rabiot mund të lirohet nga ‘burgu i Maurizio Sarri’.
Manchester United pritet të jetë shpëtimi për mesfushorin francez, Adrien Rabiot.
Rabiot, i cili transferohej te Juventus duke bërë bujë të madhe, pas garës së ashpër të ‘Zonjës së Vjetër’ me Barcelonën, për shërbimet e tij.
Përkundër kësaj buje të madhe, Rabiot nuk arriti të linte gjurmë me skuadrën e Juventus, duke përfunduar në bankën rezervë, jashtë planeve të Maurizio Sarri.
‘Tuttomercato’ shkruan se Man Utd kanë nisur skuatët drejt Torinos, për të vëzhguar Rabiot
‘Djajtë e kuq’ pritet të formalizojnë interesimin e tyre për mesfushorin francez, kur merkatoja të rihapet pas koronavirusit.
Juve janë gati të dëgjojnë ofertat për Rabiot më vonë gjatë këtij viti, përkundër faktit se ai ka edhe tri vite kontratë të vlefshme.