Pep Guardiola mund të jetë avantazhi kryesor për skuadrën nga Premier Liga.

Manchester City besojnë se do ta mposhtin skuadrën e PSG në garë për nënshkrimin e yllit të Barcelonës Lionel Messi.

Skuadra nga Premier Liga besojnë se Pep Guardiola është avantazh i madh për ta, ku Pep dhe Messi kishin punuar së bashku mes viteve 2008-2012 tek skuadra e Barcelonës, ku Guardiola ishte atëkohë trajner i “Blaugranëve.

Kontrata aktuale e Messit me Barcelonën skadon në fund të këtij edicioni, dhe ai mund t’ia fillojë të bisedojë me klube të tjera, me fillim të vitit të ri 2021./TV Malisheva

Share.