Në Shtëpinë e Futbollit Evropian në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës tashmë është hedhur shorti nga ora 12:00 për çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve.  

Manchester City do të përballet me Borussia Dortmund.

Manchester City ka humbur vetëm një nga 12 ndeshjet e tij në shtëpi kundër kundërshtarëve gjermanë në konkurrencën evropiane, me atë humbje të vetme që erdhi kundër një skuadre të Bayern Munchen të menaxhuar nga Pep Guardiola në tetor 2013, që është tashmë edhe trajner i Manchester Cityt.

Pritet një ndeshje e jashtëzakonshme si në Angli, ashtu edhe në Gjermani.

/TVMalisheva

Share.