Milinkovic Savic do të largohet nga Lacio. Mesfushori serb është pranë kalimit te Manchester United dhe agjenti i tij, Mateja Kezman ndodhet në Lodër për të mbyllur tratativat me klubin anglez.

Presidenti i Lacios, Lotito deklaroi disa ditë më parë se ishte i hapur për një largim të serbit në rast të një oferte serioze.

Madje Lotito ka ulur edhe pretendimet e tij duke e çuar vlerën e kartonit të tij në 80 milionë euro.

“Djajtë e kuq” janë të gatshëm të paguajnë këtë shumë pasi i druhen edhe një largimi të Pogba që me shumë mundësi mund të transferohet në Madrid pas firmës së Milinkovic-Savic.

Share.