Gjigandi anglez Manchester United ka filluar menjëherë të mendojë opsionet për zëvendësimin e të shkarkuarit Ole Gunnar Solskjaer, ku ka filluar kontaktet me trajneri e Brendan Rodgers.
Raportohet se krerët e “Djajve të Kuq” janë të gatshëm që t’i paguajnë skuadrës së Leicester një dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh, përcjell TV Malisheva.
Trajneri i “Dhelprave” shihet si njëri nga kandidatët kryesorë për pozitën e trajnerit në “Old Trafford”, dhe sipas “The Sun” klubi i Manchester United po përgatit një ofertë prej 10 milionë eurosh për të siguruar shërbimet e trajnerit irlandez.
Manchester United pas humbjes 4:1 ndaj Watford shkarkoi trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, ku e emëroi ndihmësin e tij Michael Carrick në postin e trajnerit të përkohshëm.
Emrat më të përfolur për të zëvendësuar Solskjaer te United janë Rodgers, Zidane dhe Blanc.