Trajneri italian Roberto Mancini nuk është i kënaqur me dështimin e Italisë për të siguruar kualifikimin automatik drejt Kampionatit Botëror, ndërsa paralajmëroi që lojtarët duhet ta harrojnë suksesin në Euro 2020 para ndeshjes së “play-offit”.

Kombëtarja e Italisë zuri vendin e dytë në Grupin C, ku në vend të parë në këtë grup u rendit Zvicra, përcjell TV Malisheva.

Tani, në “play-off” Italia do të përballet me Portugalinë, ku kjo e fundit e humbi vendin e parë në Grupin A ndaj Serbisë.

Mancini tregoi që dëshira e tij për të siguruar kualifikimin drejt Botërorit ishte e madhe, por tani duhet që të fokusohet dhe të arrijë rezultate pozitive.

“Ne ishim tejet të gëzuar në triumfin e evropianit i cili ndikoi që të dështojmë, dhe tani duhet që t’i përvishemi punës më shumë dhe të bëjmë punë të mirë në dy ndeshjet e fundit që i kemi”, tha Mancini.

“Ne fituam Evropianin dhe gëzuam miliona fytyra. Por tani Kampionati Evropian është mbrapa nesh, por tani duhet që të mendojmë për diçka tjetër”, shtoi trajneri italian.

Në “play-off” do të luhet vetëm nga një ndeshje në gjysmëfinale, ku Italia e pret në shtëpi Portugalinë, njëjtë sikurse Maqedonia e Veriut kundër Turqisë.

Share.