Sadio Mane si duket e ka ndryshuar mendjen sa i përket largimit nga Bayern Munichu.
Ish-ylli i Liverpoolit vazhdimisht e bënte të qartë se dëshiron vetëm qëndrimin te Bayerni dhe se do të luftojë për pozitën e titullarit, raporton KosovaPress.
Por, tani si duket gjërat kanë ndryshuar, dhe gazetari i njohur, Fabrizio Romano bën të ditur se Mane ka pranuar që të konsiderojë transferimin në Arabinë Saudite.
Mane gjithmonë ka dëshiruar të qëndrojë te Bayerni dhe t’i jepet një shans i ri, por Bayerni nuk e do këtë gjë dhe po synon ta shesë senegalezin.
Sadio si duket i ka dhënë dritën e gjelbër lëvizjes në ligën saudite. Skuadra e Cristiano Ronaldos, Al Nassri veçse ka filluar kontaktet me Manen dhe po e kërkon me çdo kusht që ta sjell atë në skuadër.
/TV Malisheva