Një 19-vjeçar ndërroi jetë sot në Suharekë si pasojë e lëndimeve që mori nga arma e zjarrit, me të cilën manipuloi.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se vdekjen e viktimës e konstatoi mjeku kujdestar në Prizren.
Sipas Gashit, dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor të PK-së, prindit të viktimës, i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare.
“Me datë 11 .05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar ne polici se ne Suhareke ne Rr.” Brigada 123’, ne banesën e tije ne ndërtesën e “Euro Ing është gjetur një person me lëndime ne koke te shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit. Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004), ne banesën e tij, gjate manipulimit me arme zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar Lëndime trupore te natyrës se rende. Viktima nga ana ekipit te Urgjencës është transportuar për ndihme mjekësore ne Spitalin Rajonal te Prizrenit, ku nga ana e mjekut kujdestar konfirmohet vdekja e tij.”, bëri të ditur Gashi.
Ai tregoi se në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri dhe një gëzhojë.
“Lidhur me rastin njoftohet Prokurori I Shtetit dhe IPK (Inspektorati Policor i Kosoves), te cilet kane dalur ne vendin e ngjarjes dhe bashke me zyrtare te Sektorit Rajonal te Hetimeve te DRP-se te Prizrenit vazhdojne hetimin e rastit te cilesuar si ‘ Vdekje e Dyshimte“”, bëri të ditur Gashi.
/TV Malisheva